Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kështilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet.
Ai përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se në qendër të bisedës së tyre ishte dialogu me njohje reciproke.
“Telefonatë e frytshme me Derek Chollet për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar ai./KlanKosova/