Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kurti, Rizvanolli dhe Power shpallën ankandin e parë të energjisë solare me kapacitet prej 100 MW

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power kanë shpallur sot ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW, shkruan Fol Drejt.

 “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power kanë shpallur sot ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW, mundësi kjo për të investuar në një të ardhme të ndritshme energjetike.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti ka shprehur falënderim ndaj USAID-it dhe ekipës së tyre në Kosovë për kontributin e çmueshëm në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe për përkrahjen e fuqishme drejt tranzicionit energjetik.

‘’Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate të cilave u leverdis varësia energjetike e Evropës. Kërcënimet në rritje të ndryshimeve klimatike e bëjnë edhe më urgjent tranzicionin energjetik’’, u shpreh kryeministri Kurti.

Këtë rrugëtim, tha ai, po e bëjmë dhe do ta bëjmë me mikun, partnerin e besueshëm, aleatin e fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit të gjithmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë.

Duke folur për ngjarjen e sotme, kryeministri veçoi se ankandet e energjisë së ripërtëritshme po tregohen që të jenë mekanizëm gjithnjë më i preferuar për qeveri që kanë ambicie për të luftuar ndryshimin klimatik dhe për të arritur sigurinë energjetike. Ato, shtoi më tutje ai, na lejojnë që të tërheqim energji konkurruese në shkallë të madhe, duke siguruar njëkohësisht çmimet më të përshtatshme për qytetarët tanë.

Me këtë ankand, kryeministri deklaroi se ne ju bashkohemi vendeve, të cilat duke udhëhequr tranzicionin në energji të gjelbër dhe përqafojmë një mjet inovativ për të vendosur burime aty ku janë edhe vlerat tona dhe për ta bërë këtë me çmimin më të volitshëm të mundshëm për qytetarët e Republikës.

Ministria e Ekonomisë do të organizojë ankandin e parë solar në muajt në vijim. Ky parashihet të jetë ankandi i parë që i hap rrugë shumë ankandeve të tjera për energji të ripërtëritshme. /FolDrejt/

 

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

 

Faleminderit shumë ministre Rizvanolli,

E nderuara Administratore e USAID-it Samantha Power,

Të nderuar ministra, zëvendësministra e deputetë,

Miq dhe partnerë,

Të nderuar të pranishëm,

Dua të filloj me një falënderim ndaj USAID-it dhe ekipes së tyre në Kosovë për kontributin e çmueshëm në zhvillimin e sektorit tonë të energjisë dhe për përkrahjen e fuqishme drejt tranzicionit energjetik.

Do të dëshiroja t’ju uroja edhe njëherë mirëseardhje administratores Power, përveç se kryeson Agjencinë me portofolin më të madh në ndihmë bilaterale në botë, administratorja Power i ka kushtuar shumë kohë të avokuarit për të drejtat e njeriut brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrugëtimi i karrierës së saj është formësuar nga shkeljet e të drejtave të njeriut edhe në këtë rajonin tonë, andaj jemi me shumë fat që e kemi znj. Power mysafire në Kosovë e që nënkupton pakrahasimisht edhe lidhjen e madhe që ka ajo krahasuar me shumë e shumë të tjerë sa i përket historisë së vendit tonë dhe gjithashtu rëndësinë e një iniciative sikurse kjo e sotmja.

Pas agresionit të paprovokuar të Federatës ruse ndaj Ukrainës dhe popullit të saj më 24 shkurt të vitit të kaluar si dhe krizës energjetike ndërkombëtare e inflacionit që erdhi si rezultat tani më është e padiskutueshme, siç e tha dhe ministrja Rizvanolli, se siguria energjetike është siguri kombëtare.

Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokratë, të cilave u leverdis varësia energjetike e Evropës.

Kërcënimet në rritje të ndryshimeve klimatike e bëjnë edhe më urgjent tranzicionin energjetik.

E këtë rrugëtim ne po e bëjmë dhe do ta bëjmë me mikun, partnerin e besueshëm, aleatin e fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë sonë.  Kjo na ka shtyrë që të jemi edhe më të përkushtuar ndaj vizionit tonë për një sektor të energjisë së pastër dhe të qëndrueshme e ky vizion i yni është i qartë:

Të garantojmë siguri të furnizimit me energji elektrike në mënyrë që qytetarët e bizneset e vendit tonë të jenë të mbrojtura e të fuqizuara pavarësisht rrethanave të jashtme;

Të garantojmë pavarësi energjetike jo vetëm për sektorin si të tillë, mirëpo edhe për kontinentin tonë;

 

Të garantojmë përballueshmëri financiare, në mënyrë që përtej përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tonë, të kemi njëkohësisht edhe zhvillim të hovshëm ekonomik.

Ne e kuptojmë rolin kyç që luajmë në udhëheqjen e këtij tranzicioni energjetik dhe në përkushtimin ndaj politikave, sikurse ky ankand, që janë me efikasitet për të na çuar në fazën tjetër të energjisë dhe të ekonomisë sonë.

Më tutje, ankandet e energjisë e ripërtëritshme po tregohen që të jenë mekanizëm gjithnjë më i preferuar për qeveri që kanë ambicie për të luftuar ndryshimin klimatik dhe për të arritur sigurinë energjetike. Ato na lejojnë që të tërheqim teknologji konkurruese në shkallë të madhe, duke siguruar njëkohësisht çmimet më të përshtatshme për qytetarët tanë.

Me këtë ankand, ne ju bashkohemi vendeve të cilat janë duke udhëhequr tranzicionin në energji të gjelbër dhe përqafojmë një mjet inovativ për të vendosur burime aty ku janë edhe vlerat tona dhe për ta bërë këtë me çmimin më të volitshëm të mundshëm për qytetarët e Republikës.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Ankandi i parë i Republikës së Kosovës i energjisë solare me kapacitet prej 100 megavat, përmbush secilin hap të vizionit tonë. E përtej tij, për një ndër sektorët kyçe, ky ankand si skemë konkurruese, përmbush edhe synimet thelbësore të qeverisjes sonë e që janë tri sosh:

– E para, mundësi të barabartë dhe konkurrencë të drejt për të gjithë akterët e përfshirë,

– E dyta, inovacion dhe çmime më të përballueshme për qytetarët, si dhe

– E treta, të garantojmë transparencë dhe të rrisim llogaridhënien para qytetarëve të vendit.

Po jetojmë në dekadat më kritike të zhvillimit të hovshëm të energjisë, ndërsa po ecim krah-për-krah me shtetet e zhvilluara perëndimore për t’iu bërë ballë këtyre zhvillimeve, për t’i kthyer sfidat dhe vështirësitë e gjeneratës sonë në mundësi për gjeneratat, të cilat vijnë pas nesh.

Shpalljen e këtij ankandi tonë të parë po e bëjmë në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, kur po marrim një ndër hapat kryesorë drejt tranzicionit tonë të gjelbër dhe drejt investimeve më të mëdha në sektorin tonë të energjisë ndër dekada.

Me këtë rast, dua të falënderoj edhe Ministrinë e Ekonomisë, ministren Rizvanolli, që me kaq përpikëri po e formëson të ardhmen tonë energjetike dhe me kaq siguri po na udhëheqë drejt kësaj së ardhme.

 

Kam kënaqësinë të jem sot këtu me juve e para juve dhe ftoj kompanitë ndërkombëtare, vendore, të na bashkëngjiten në zhvillimin e këtij sektori.

Ju faleminderit!

 

E tani ia kaloj fjalën mikes sonë të madhe, zonjës së nderuar, administratores Samantha Power.

Tags: #energjisolare#powerkURTILajmeRizvanolliUSAID
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë procesin e dialogut me Serbinë

Lajmi tjetër

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj, diskutojnë rrugëtimin e dy vendeve drejt BE-së

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM