Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shpreson që refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen.
Kështu ka deklaruar ai me anë të një video-mesazhi në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ndër të tjera, ka folur edhe për takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Në takimin trelateral në Bruksel u shpreha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi e la takimin. Javën tjetër, ne do të takohemi prapë në Ohër shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/