Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në komplekset e varrezave të dëshmorëve në Marec dhe Makoc, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makoc.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në njoftim thuhet se vizitat do të bëhen në ora 13:00, përkatësisht 13:30. /FolDrejt/