Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë diskutuar për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Fol Drejt.
“Së bashku diskutuan për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit tonë aty. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Abbott dhe Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë arritje.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Temë tjetër e takimit ishte mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore me 23 prill dhe takimin i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel me 2 maj. U theksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët.
Sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, Abbott ka thënë se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara. /FolDrejt/