Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilëve ua ka ritheksuar se sulmet e milicisë serbe ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme raporton Fol Drejt.
“Në udhëtimin tim ditor në Forumin Global të Sigurisë, takova me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.Ritheksoi se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti theksoi se rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëvershjes Themelore. /FolDrejt/