Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Londër ka takuar deputeten Alicia Kearns, të cilën e ka falënderuar për ngritjen e zërit për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë Evropën, raporton Fol Drejt.
Një diskutim shumë i mirë sot me deputeten e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns. E falënderova që është një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë Evropën.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti theksoi se kanë diskutuar edhe për sulmet e sponsorizuara nga Serbia kundër trupave të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve të Kosovës. /FolDrejt/