Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, në Forumin e Bratisllavës “Globsec 2022”.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti thotë se e ka falënderuar Tuppurainen për përkrahjen aktive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.
“Finlanda dhe Kosova ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkëta. Urova ministren për Çështje të Evropës Tytti Tuppurainen për aplikimin e Finlandës në NATO dhe për përkrahjen aktive për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë socio-ekonomik dhe të sigurisë”, ka shkruar Kurti në Twitter./FolDrejt/
Finland & Kosova share common values, challenges & interests. I congratulated @TyttiTup on 🇫🇮 application in NATO & thanked for active support for CoE membership & visa liberalization for 🇽🇰.
We’ll work together to increase our security & socio-economic cooperation.#GLOBSEC2022 pic.twitter.com/eFMKlDlkUP— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2022