Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti tha se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
“Diskutuam për progresin e shpejt ekonomik dhe demokratik të Kosovës, i njohur nga organizata ndërkombëtare. Përsërita angazhimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti.