Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverley, të cilin e ka falënderuar për ndihmën ndaj Kosovës, raporton Fol Drejt.
Kënaqësi e madhe të takoj Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly, sot në Londër. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.”, shkroi Kurti në Twitter.
Ai tha se në takim ka theksuar gjithashtu se RoL do të jetë parimi udhëzues në adresimin e sulmeve ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve dhe në përgatitjen për zgjedhje të reja. /FolDrejt/