Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
Pas takimit, Stoltenberg e Kurti do të kenë konferencë për media.
Nuk dihet se cila do të jetë tema e takimit, por ajo që së fundi Kurti e Stoltenberg folën ishte situata në veri.
Stoltenberg pas bisedës me Kurtin deklaroi se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja./KlanKosova/