Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten po vazhdon takimet në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kurti tha se në këtë takim theksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë si dhe shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancës do ta bënte rajonin dhe Evropën “më të sigurt”.
“NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt”, tha Kurti përmes një postimi në Twitter.
Gjatë ditës, në Bashkimin Evropian, Kurti do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.