Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, raporton Fol Drejt.
“Në këtë takim, kryeministri Kurti e falënderoi Japoninë për mbështetjen dhënë Kosovës në sferën e politikës së jashtme, në rrafshin ekonomik, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të tjera.”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për depërshkallzim të situatës në veri të vendit, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi atë me propozimin dhe ndau me të dëshmitë e institucioneve të vendit që dokumentojnë se tre policët e kidnapuar nga forcat serbe ishin thellë në territor të Republikës së Kosovës.
Japoni mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës, e cila ka ndihmuar vendin tonë në shumë projekte, veçanërisht në fushën e arsimit. /FolDrejt/