Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesë do të takohet me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në njoftim u theksua se pas takimit kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media. Ndërkohë që mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. /FolDrejt/