Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër, bisedova me të dërguarin special Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter./FolDrejt/