Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Një nga temat e këtij takimi ishte vizita zyrtare e Kurtit në Bruksel.
Apostolova ka përsëritur se heqja graduale e tarifës ndaj Serbisë do të jep rezultat pozitiv.
Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, Kurti tha se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.
Apostolova gjithashtu ka takuar edhe zëvendëskryeministrin, Haki Abazin.