Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në një takim disa nga gazetarët e lënduar nga serbët gjatë raportimit nga veriu, për të cilët tha se është detyrë e institucioneve t’i mbrojnë ata nga sulmet e tmerrshme, raporton Fol Drejt.
“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti tha se është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme. /FolDrejt/