Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti sot do t’i takojë kryetarët e partive opozitare, raporton Fol Drejt.
Temë diskutimi do të jetë situata në veri të Kosovës.
Takimi është ftuar nga kryeministri dhe do të mbahet sot, duke fillluar nga ora 8:00.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku; kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj si dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Ua kujtojmë se Kryeministri Albin Kurti për ngjarjet e fundit në veri, ka thënë se janë të orkestruara nga Beogradi./FolDrejt/