Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka telefonuar senatorin amerikan të Conecticutit, me të cilin, ndër të tjera kanë diskutuar edhe për renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023, shkruan Fol Drejt.
“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me Senatorin amerikan, ChrisMurphy, ku diskutuam marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës nga V-Dem Institute si vendi numër 1 i renditur nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023.”, shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/