Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për tensionimin e situatës në veriun e Kosovës të dielën e 31 korrikut, ku si shkak i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë në targa dhe dokumente të identifikimit, serbët kishin ngritur barrikada.
Ai në një intervistë për gazetën italiane La Republicca tha se ata i kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Sllobodan Millosheviqit.
Kurti theksoi se bllokimi i rrugëve nuk u bë spontanisht, por në bashkëpunim me Rusinë.
“Ndërrimi i targave të futur nga Millosheviqi, është vendim i qeverisë sime. Ata i kanë dy muaj. E njëjta vlen edhe për dokumentet. Vendimi për pak orë sa ka qenë në fuqi, janë dhënë 2 mijë e 670 dokumente pa pasur ndonjë incident. Protestat dhe barrikadat nnuk u ngritën spontanisht, por ato u organizuan nga Beogradi dhe u mbështetën nga Rusia” – tha Kurti