Kryeministri Kurti në konferencën që po mbahet ka thënë se ka biseduar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
“Unë mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me të dy”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Ai ka thënë se atyre u ka thënë që pret nga KFOR-i informacion shtesë përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por që nuk ka ndodhur kjo dhe mbledhja është mbajtur vetëm më informacionet që kishin institucionet e Kosovës, transmeton Fol Drejt.