Lideri i LVV’së, Albin Kurti ka folur para mediave para selisë së partisë, pas lajmit për aktakuzë nga Prokurori i Specializuar për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK’së, Kadri Veseli.
Kurti ka thënë se ajo që po shihet sot është si pasojë e gabimeve që janë bërë më herët.
“Pasnesër bëhen 5 vite kur pat dështuar amandamentimi i Kushtetutës për nenin 24-të që i hapte rrugë formimit të Gjykatës Speciale, me 3 gusht sivjet bëhen 5 vite kur i njëjti nen si amendamentin kaloi pas trysnisë së paparë që u reflektua me përdredhje duarsh të deputetëve. Ajo cka po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të mëhershme”, ka thënë ai.
Pa e përmendur me emër presidentin, Kurti ka thënë se lufta e UÇK’së është e drejtë.