Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk e ka frikë Asociacionin.
Këtë e bëri gjatë një vizite në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, të mërkurën.
Kurti anash Asociacionin nuk e la as kur nga qeveria iu drejtua gazetarëve, njofton Klan Kosova.
Ai përmendi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, duke thënë se ai nuk e ka kaluar testin e kësaj gjykate.
Megjithatë, kryeministri tha se është i gatshëm për bisedime me Serbinë kurdo që ftohet.