Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këshilltarët e Francës dhe Gjermanisë nesër do të jenë në Kosovë.
Ai tha se ata do ta shoqërojnë ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, teksa refuzoi të flas në lidhje me këtë vizitë.
Tutje, Kurti komentoi edhe vizitën e presidentit turk Erdogan në Bosnjë, Serbi e Kroaci.
“Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, pasi e konsiderojnë se Bosnja është shumë më e rrezikuar se Kosova, andaj vizita ishte në Serbi e Kroaci, pasi këto dy vende kanë ndikim të madh në Bosnje”, është shprehur Kurti.
Ai tha se Turqia është shtet i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga ShBA-ja.