Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar një ftesë për një darkë joformale me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ftesë të cilës nuk ka arritur t’i përgjigjet pozitivisht, shkruan Fol Drejt.
Kryeziu ka thënë se, përkundër kësaj, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë.
“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023” – ka njoftuar Kryeziu nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook./FolDrejt/