Që kur Kuvendi e rrëzoi nga posti i kryeministrit, Albin Kuti ka nisur letra në instancat më të larta ndërkombëtare. Kryeministri në detyrë kohë më parë i ka shkruara zëvendës presidentit amerikan Mike Pence.
E së fundmi Kurti iu drejtua me një letër Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian,.
Këtu shefi i ekzekutivit sërish zuri në gojë Presidentin HashimThaci.
Në letrat që dolën në media bëhet e ditur se Kurti ka shkruar se presidenti Thaçi, i mbështetur nga disa parti po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues.
Në Zyrën e kryeministrit thonë se letërkëmbimet janë në kuadër të komunikimit të rregullt që mbajnë me shtetet partnere, që prej zgjedhjes së Qeverisë
E partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës Albin Kurtin përpos që e akuzojnë për mos transparencë kanë edhe dyshime sa i përket këtij komunikimi.
E këto letra që dërgohen në adresë të ndërkombëtarëve, nuk i sjellin ndonjë dobi Kosovës.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Presidenti Hashim Thaci, ani pse mbajnë dy pozitat më të larta në shtet, ka kohë që nuk kanë aspak mardhënie të mira mes vete.