Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit turk për 41 minatorët që vdiqën pas një shpërthimi në një minierë në Amasra.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve trima që humbën jetën në aksidentin tragjik të djeshëm në Amasra. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se tashmë kanë pushuar edhe kërkimet e fundit, pas shpërthimit në minierën turke./FolDrejt/