Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan në Munich me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.
Kryeministri Kurti e përgëzoi kryeministrin Petkov për marrjen e detyrës dhe i bëri ftesë që të vizitojë Kosovën.
Ata biseduan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e sigurisë dhe të diversifikimit të energjisë.
|Qeveria e Kosovës ka qasje proaktive në bashkëpunimin rajonal dhe e përkrah plotësisht Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, si platforma e vetme që vepron me rregulla të Bashkimit Evropian dhe sipas agjendës së Procesit të Berlinit dhe të BE-së”, tha ndër të tjera Kurti.
Në këtë takim, u bisedua për menaxhimin e pandemisë, ku kryeministri Kurti tha se nga vendi i fundit në rajon për nga përqindja e popullatës së vaksinuar kundër COVID-19, Kosova sot renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor.
Ai e njoftoi kryeministrin Petkov për progresin në ekonomi, në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe në fusha të tjera gjatë gati një vit qeverisje.
Kryeministri bullgar vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së tij për të shtuar bashkëpunimin me Kosovën.