Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata, me të cilët ka biseduar dhe ka shkëmbyer ide për mundësitë se si mund të kontribuojnë në Kosovë.
Në takim u diskutua për projektet e mundshme në të ardhmen nëpërmjet të cilave do të mund të ndërtoheshin ura bashkëpunimi midis rinisë në Kosovë dhe asaj në mërgatë.
Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore.
“Ne po e ndryshojmë qeverisjen për të mirë, por mund të duhet pak më shumë kohë që ‘brain-drain’ të fillojë të ndryshojë kursin për mirë dhe përfundimisht të bëhet një kthesë e fortë e ‘brain-gain’”, është shprehur ai.