Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Estoni për vizitë zyrtare.
Kurti nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, bën të ditur Zyra e Kryeministrit, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Estoni, Kurti do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror./FolDrejt/