Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, njofton Zyra e Kryeministrit, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.
Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje, në njoftim shkruan se bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /FolDrejt/