Në shënim të Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen, për komunitetin ashkali dhe i falënderoi për kontributin e dhënë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe këshilltarja e tij, Elizabeth Gowing, Kurti mori pjesë në shënimin e kësaj dite dhe shprehu mbështetjen për komunitetin ashkali.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dëshirojmë t’i ndihmojmë ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha, më së pari e më së shumti”, tha Kurti.
Ai theksoi se shteti duhet të dëshmohet aty ku janë nevojat më urgjente dhe aty ku ka pasur diskriminim, ku ka pasur shtypje, ku ka pasur margjinalizim e përjashtim.
“Duhet që të drejtat të mos jenë vetëm nominale e formale, të jenë në fjalë goje e të shkruara në letër, por të jenë edhe aktuale e përmbajtësore, e kjo lidhet shumë me zhvillimin socio-ekonomik”, shtoi ai.
Ai i njoftoi që së shpejti do të organizohet një tryezë e veçantë, në të cilën do të diskutohen problemet dhe çka do të mund të ndryshohet, edhe sa i përket infrastrukturës ligjore, po edhe sa i përket projekteve konkrete.
Në këtë takim të organizuar nga grupi rinor United Toëard Art, morën pjesë anëtarët e organizatave joqeveritare dhe iniciativave të tjera, si: Young Community Leaders, Voice of Roma, Ashkali dhe Egyptian, The Ideas Partnership, Sapunë, Drejtësi për Kujtimin, Balkan Sunfloëers, Roma Versitas, si dhe aktivistë nga komuniteti ashkali, transmeton Klankosova.tv.