Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një bisede telefonike ka uruar Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për rizgjedhjen në krye të vendit, raporton Fol Drejt.
“Në një telefonatë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan urova për rizgjedhjen dhe diskutova marrëdhëniet tona të mira dypalëshe dhe ngjarjet aktuale.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti tha se i ka treguar për shqetësimin e tij për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave.
“Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë.”, shtoi tutje Kurti. /FolDrejt/