Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti la uruar homologen e tij nga Estonia, Kaja Kallas për fitoren në zgjedhjet parlamentare, raporton FolDrejt.
“Urime Kryeministre Kaja Kallas për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare! Ju uroj suksese në formimin e qeverisë suaj të re.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti uroi që Kosova dhe Estonia të vazhdojnë të punojnë së bashku drejt prosperitetit dhe sigurisë më të madhe në kontinentin evropian. /FolDrejt/