Sot, shteti i Sllovenisë ka festuar pavarësinë e tij.
Urimet e përzemërta për nder të përvjetorit solid nuk i kanë kursyer si Kryeminstri Kurti ashtu edhe Presidentja Osmani, transmeton FolDrejt.
Kryeministri Kurti është shprehur se Kosova gëzohet dhe gjen kurajën nga sukseset që ka arritur Sllovenia dhe qytetarët e saj.
“Jam fort i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë dobiprurës për të ardhmen e të dyja vendeve”, ka shkruar Kurti në Tëitter,.
“Rroftë Sllovenia!”, është shprehur ai në fund në gjuhën sllovene.
Sllovenia shënon sot ditën e pavarësisë, derisa urim drejt saj për këtë ka dërguar presidentja Vjosa Osmani.
Ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejciq, ka falenderuar Kurtin dhe Osmanin për vlerësimin e nderimin me urimet, derisa një natë përpara në Prishtinë ka pasur një ceremoni të mbajtur për nder të ditës së shtetësisë së Sllovenisë./FolDrejt/