Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët katolikë e protestantë me rastin Pashkëve.
I pari i qeverisë uroi që kjo festë popullin e Kosovës ta bëjë më të fortë për t’i duruar mundimet e ndihmuar njëri-tjetrin.
“Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën”, shkroi Kurti, transmeotn Klankosova.tv.
Më tej, Kurti uroi për durim, për t’ia dalë mbanë të gjithë bashkë, e më së shumti me ata që sipas tij, e kanë nevojën për ndihmë.
“Urime Pashka, siç thotë ungjilli kënduar në shqip – “Jezusi, pasi i deshi të tijtë që ishin në botë, i deshi deri në fund të fundit”, – nga Gjon Buzuku ynë shkruar në Meshar: Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot”, shkroi Kurti, transmeton