Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën e FSK-së ka thënë se ushtarët e kësaj force janë vazhdimësi e UÇK-së.
“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me historinë tonë. Kombi ynë është i madh, është një komb i lavdishëm dhe me histori. Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Kurti ka thënë se këta ushtarë e kanë dëshmuar veten e tyre në misione jashtë vendit, raporton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Ai ka thënë se ata janë dëshmuar edhe kur i kanë dalë në ndihmë disa herë Shqipërisë në misione për fatkeqësitë natyrore.
“Në dijen e ushtarit është historia e popullit, secili prej jush është rritur me emra të ndritur që me vullnetin e tyre e kanë krijuar ushtrinë pa pasur ndihmë institucionesh. Qeveria do ta mbështes më së pari lulëzimin e ushtrisë së vet, ne nuk guxojmë të veprojmë ndryshe”, tha Kurti.