Kurti: Ushtria e Kosovës për herë të parë po kryen stërvitje të udhëhequra nga forcat amerikane
Kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se ushtria e Kosovës për herë të parë po zhvillon stërvitje të përbashkët të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin Twitter, shkruan se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.