Kryeministri Albin Kurti pas miratimit të planit qeverisës, tha se menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinave janë dy prioritet urgjente
“Gjatë muajit prill kemi identifikuar gjendjen në fusha të ndryshme. Kjo na ka ndihmuar që ta përpilojmë këtë program qeveritar. Dy prioritet urgjente ka ky plan, te dyja kanë të bëjnë me pandeminë. Vaksinimi dhe menaxhimi. Sigurimi i vaksinave është prioritet”, u shpreh Kurti.
“Synimi ynë është që të marrim vaksina dhe në mënyrë që në stinën e verës të vijë mërgata jonë që t’i jep rimëkëmbje ekonomisë. Është e domosdoshme që të kemi kulturë të re të qeverisjes, transparencë radikale. Ne kemi fituar me dy fjale kryesore dhe ato janë drejtësia dhe punësimi. Nuk do të lejojmë që të jetojë asnjë qytetarë me varfëri ekstreme. Mërgatën do ta bëjmë pjesë të zhvillimit ekonomik”.