“Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur edhe e kemi Samitin në Slloveni mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. S’ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës, ndërkohë zëvendëskryeministri im Bislimi që është përgjegjës ka pasë takime në Bruksel. Ai i diskuton hollësitë sidomos të çështjes së të zhdukurve me forcë”, u shpreh ai.
Tutje Kurti në një konferencë për media, ka folur edhe për takimin me të dërguarit e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili ka qëndruar tri ditë në Kosovë.
“Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë dhe jo si herët e kaluara, kur qëndronte një ditë. Ka zhvilluar një mori takimesh me akterë të ndryshëm të përfshirë në çështjen e dialogut dhe ka filluar ta kuptojë më me hollësi gjendjen socio-ekonomike të Kosovës. S’kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për sugjerimet tona që i kemi dhënë për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk kemi diskutuar për reciprocitetin, por i kam treguar se liderët evropianë kanë pranuar një letër nga unë ku janë të renditura shkeljet që po i bën Serbia”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media, së bashku me ministren Arbërie Nagavci.Në këtë konferencë Kurti ka prekur çështjen e bisedimeve në Bruksel së bashku me Serbinë.Ai u shpreh se Kosova do të ketë në qendër të bisedimeve çështjen e të pagjeturëve.Raporton Botasot percjell Foldrejt.com,