Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të deputetit nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ku tha se e ushtria e Kosovës duhet të financohet nga shteti dhe sipas tij mjetet që mblidhen në Fondin e Sigurisë, nuk u dihet prejardhja, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” u shpreh se nuk është duke e kuptuar hallin e Partisë Demokratike të Kosovës.
A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kan problemin me Albin Kurtin?!
Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”!”
Në fund ai thotë, është detyrë patriotike që të ndihmohet ushtria e vendit tonë.
“Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë.”