“Të enjten më ngeli merak që nuk isha në seancë kur me 89 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim u ratifikua nënshkrimi i marrëveshjes me ShBA kur ne marrim këtë grantin mbi 200 milionë dollarë. Përgjithësisht qeveria dhe opozita nuk ndajnë të njëjtat qëndrime, por kur vjen në pyetje progresi i Kosovës, ndihma e Amerikës, ne jemi bashkë. Më ka munguar ajo përbashkësi e së enjtes në seancë, por besoj që i kemi munguar edhe ne seancës meqë e mërkura ishte datë historike për zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
“Uroj që ky merak të mos zgjasë shumë sepse kemi raste që edhe në të ardhmen të kemi votime të tilla për interesin e Kosovës”, u shpreh shefi i qeverisë./FolDrejt/