Kryeministri Albin Kurti sot do t’i mirëpres në zyrën e tij dy zyrtarë të lartë amerikanë, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, veç Karen Donfried, atij do t’i shkojë për vizitë edhe Gabriel Escobar.
Ky është njoftimi zyrtar i lëshuar nga zyra e kryeministrit:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.”
Takimi pritet të realizohet në orën 18:00./FolDrejt/