Kancelari austriak Sebastian Kurz pritet të vizitojë Kosovën javën që vjen. Të martën ai ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ku janë pajtuar për rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe perspektivën europiane të të dyja vendeve, shkruan foldrejt.com.
Kurz do jetë të hënën në Kosovë, ku krahas takimeve me liderët vendorë, ai do vizitojë edhe trupat austriake që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Momentalisht janë 417 ushtarë austriakë. Bisedë e Kurz me liderët kosovarë pritet të jetë edhe formimi i ushtrisë së Kosovës.
“Arritja e një marrëveshjeje nga dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, është një parakusht për anëtarësimin e plotë të të dyja vendeve në BE,” u tha në komunikatën e lëshuar nga qeveria austriake.