Shefi i partisë më të madhe austriake Sebastian Kurz (ÖVP) në një deklaratë për mediat serbe ka theksuar se do mbështeste çdo marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, qoftë edhe një ndryshim kufijsh.
“Pozicioni ynë është i qartë: ne mbështesim gjithçka, që është e pranueshme për të dyja palët, qoftë edhe ndonjë modifikim të kufijve, nëse kjo sjell një zgjidhje afatgjate dhe stabilitet afatgjatë. Qëllimi duhet të jetë, që përmes dialogut të zgjidhet të gjitha çështjet e hapura. Pa arritjen e një marrëveshje cënohet edhe integrimi europian,” tha Kurz, përcjell foldrejt.com.
Por ndaj kësaj deklarate të paprecedentë kanë reaguar “ashpër” analistët austriakë Steffi Krisper dhe Douglas Hoyos.
“Një linjë etnike mes Kosovës dhe Serbisë do forconte partitë nacionaliste në Ballkan dhe do destabilizonte gjithë rajonin,” shkruajnë dy analistët austriakë.
Me këtë mbështetje të Kurz, përveç që kërcënohet paqja e Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë rrezikohet edhe Austria.
“Sebastian Kurz po kryen një politikë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme,” shkruajnë më tej analistët austriakë./Foldrejt.com