Pak pas sulmit të dhunshëm në Vjenë të Austrisë, kancelari Sebastian Kurz, ka kryer një intervistë për median konservatore gjermane Die Welt. Ai ka theksuar se sëbashku me presidentit francez Emannuel Macron, do të luftojnë “islamin politik” dhe çdo lloj radikalizimi, informon foldrejt.com.
“Unë jam i gëzuar që deri tani kishim bërë diçka kundër islamit politik me ligjin e vitit 2015. Atë ligj e kanë marrë së fundi edhe shtetet tjera, si Franca. Por tashmë është koha për ti dhënë fund tolerancës së gabuar,” tha ai.
Sipas Kurz, në të ardhmen Bashkimi Europian duhet ta ketë më shumë në fokus luftën kundër islamit politik, për “këtë unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Macron, por edhe shefa tjerë europianë”.
Është interesant se Vjena prej kohësh ka qenë vatër e ekstremistëve dhe për ironi të fatit, Bosnja e Hercegovina është ankuar se shumë “persona të radikalizuar po vinë në vend nga Austria”./Foldrejt.com