Shefja e Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ata do ta votojnë propozimin e deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, nëse futen edhe kërkesat e tyre aty.
Ajo ka theksuar se tashmë dihet qëndrimi i LVV dhe i kërkesave të tyre që i kanë bërë të ditura më parë.
“E mbështesim një Komision parlamentar me ato pika tuaja të gjitha dhe të gjitha të tjerat që ne i kemi prezentuar”.
“Po flisni për gjëra fiktive kinse Qeveria Kurti ka bashkëpunuar në Stanishiqin dhe Fazliqin, të ndalemi dhe të kthehemi të shohim se kush ka blerë prej tyre dhe se si janë bërë kontratat për shitblerje të energjisë më parë”,ka thënë Kusari-Lila.