Edhe pozita iu bashkua së fundi seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
Për mungesën e këtyre deputetëve në sallë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u arsyetua duke thënë se ata nuk morën ftesë për të qenë të pranishëm.
Sa i takon vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritje të çmimit të energjisë elektrike Kusari-Lila tha se përkundër të gjitha vështirësive aktuale Qeveria e Kosovës që nuk i krijoi vetë ofroi zgjidhje qytetarëve.
“Më herët u tha se Qeveria e shumicës ose prej 50.2% të votave të qytetarëve u braktisën apo mbetën të vetmuar se ne nuk ishim në sallë, ne nuk ishim në sallë se asnjë njoftim nuk e morëm për këtë seancë as administrata e Kuvendit, as shefat e grupeve parlamentare të opozitës nuk na ftuan që të jemi në seancë, ajo ishte mënyra dhe forma se si e ftuat seancën. E dyta ne jemi me qytetarët dhe natyrisht që diskutojmë për secilin problem të qytetarëve për arsye se edhe në propozimin e vetë Qeveria e Kosovës ofroi subvencionin prej 100 milionë“, tha ajo.
Në anën tjetër, për deklaratën e deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj se Vetëvendosje ka thënë se posa të hiqet UÇK-ja do të pranohet vendi në BE, Kusari-Lila u shpreh se këto parulla politike nuk janë të vërteta.
“Ajo çka aktualisht është propozuar në Kosovë është propozuar një variant i cili u ndihmon në periudhë të dimrit 70% të amvisërive të Republikës, ndërsa gjatë verës 90%. Vendimet e gabuara në sektorin e energjisë një pas një e kanë sjell sektorin në këtë situatë… Parulla politike me atë se ka ardhur VV në pushtet duke thënë se do t’i heqim këta të UÇK-së janë të pavërteta dhe zotëri Haradinaj duhet të jetë në sallë kur e thotë fjalën e mos të largohet pastaj për të dëgjuar komentet.
Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarët e Kosovës kanë shprehur brengën e atyre për të gjithë ata që përfituar në emër të luftës, jo për ata që kanë zhvilluar luftën dhe kjo duhet të qartësohet në vazhdimësi se kush janë ata që pas mbylljes dhe përfundimit të atij procesi sot janë milionerë ata e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, nuk e ka sjell LVV me aktivizim politik , u shpreh deputetja e Vetëvendosjes./FolDrejt/