Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila justifikoi pozicionimin e Qeverisë Kurti: kundër instalimit të Asociacionit, shkruan Fol Drejt.
Sipas saj, i gjithë procesi nuk ka sjell rezultate për t’u lavdëruar.
Ajo iu referua kompromiseve të së kaluarës, duke thënë se “dëmet ende po e përcjellin Kosovën”.
“Me idenë se dy palët duhet të japin diçka prej vitit 2017 filloj faza më e rëndë e rrezikshme e procesit negociator mes Kosovës dhe Serbisë, ajo e idesë së shkëmbimit territorial” – tha ajo.
Ndërsa shtoi se:
“Në pamundësi për ti dalë ballë kësaj teme dhe peshe të rëndë të procesit që e barte zyra e presidentit të atëhershëm u krijua një mekanizëm i ri në dialog, ai burrave të cilat në kontradiktë edhe me veten synim të marrin përgjegjësinë të cilën më parë kryeministri i atëhershëm ia kishte deleguar presidentit”, tha Kusari-Lila.
“Ne bashkë-bartim një barrë të rëndë”, e cila, sipas saj, nuk mund t’i faturohet kësaj qeverie./FolDrejt/