Mimoza Kusari – Lila me vota unanime është rizgjedhur si kryetare Alternativës.
Në fjalën e saj pas rizgjedhjes, Mimoza Kusari Lila, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë, transmeton Fol Drejt.
“Alternativa si subjekt politik, është parti liberale e qendrës e vetmja e këtij lloji në Republikën e Kosovës, e cila përpos vlerave liberale, promovon demokracinë, barazinë dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim etnie, feje, race, moshe, statusi social apo orientimi individual”, tha ajo.
Kuvendi i Alternativës ka zgjedhur sot Këshillin e Përgjithshëm në përbërje 41 anëtarë, kurse Kryesia e partisë do të zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm në ditët në vijim./FolDrejt/